Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon pushtetarët për krizën institucionale

12:38 | 9 Maj 2026
Q L

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qasjen e mazhorancës në legjislaturën që shkoi, duke e fajësuar për krizën institucionale.

Përpara të pranishmëve në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, Abdxihiku u shpreh se LDK-ja kishte paralajmëruar këtë krizë.

“Nëse kërkoheshin emra, ju jepshim emra. Nëse kërkoheshin nënshkrime, ju jepem nënshkrime. Dhe, kur nisën të kërkojnë data, ngjyra nënshkrimesh e gjëra të ndryshme, çka t’iu bëjmë këtyre, sinqerisht?! Zonja dhe zotërinj, problemi nuk ishte mungesa e zgjidhjes” u shpreh Abdixhiku.