Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri

08:27 | 9 Maj 2026
Q L

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesisht pas orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra lokale.

Pas orëve të mesditës deri pasdite reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperatura minimale do të jetë 10° Celsius, ndërsa maksimalja do të shënojë 22 gradë.

Shpërndaje në rrjete sociale