Dy 41-vjeçarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias në Greqi.
Arratisja e tyre është evidentuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.
Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr. Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen./tch
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...
Pacolli: Mbi 50 inxhinierë të huaj po mbahen të izoluar në k...
Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e ...
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...