Masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së organizuar në Rrugën e Kombit do të jepet të mërkurën në orën 09.00.
Këtë bëri të ditur para mediave kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi. Ndërkohë para gjykatës në Kukës janë mbledhur mjaft qytetarë të cilët vijojnë protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve.
Ndërkohë protesta vijon edhe në Tiranë, për të arrestuarit e të shtunës, të cilët qëndrojnë në qeli prej tri ditësh.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se opozita do të qëndrojë në krahë të qytetarëve, duke mbështetur kërkesën e tyre. “Kërkesa e qytetarëve është lirimi i atyre që janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, antikushtetues dhe tëpaligjshme”, tha Tabaku
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...