Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vëllezër në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”. Dy vëllezërit Bashkim (Hoxha) Kothere dhe Oltion Hoxha akuzohen nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm. Tashmë pritet ekstradimi në Itali.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”. Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit 35 vjeç, dhe 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...