Lindi 50 vite më parë në Sao Paolo të Brazilit dhe zhvilloi karrierën e tij si futbollist në Londër, Manchester, Barcelonë por edhe në Milano si ndihmës trajner i Interit, ndërkohë që familja i jeton në Porto të Portugalisë, vetë Sylvinho bëhet qytetar i lagjes Çlirimi në qytetin e Lushnjës.
Sot ai ishte në bashkinë e qytetit të tij të ri për të kryer procedurat e nevojshme për marrjen e pasaportës, ku si një prej njerëzve më me influencë tashmë në botën e sporti shqiptarë, pas arritjes në europian me kombëtaren kuqezi, u prit nga disa fëmijë të akademive lokale.
“Faleminderit të gjithëve, unë dhe stafi im kemi gjetur një ambient shumë mikpritës këtu. Së bashku me skuadrën arritëm një objektiv të rëndësishëm por kemi ende punë përpara dhe duam të bëjmë punë të mirë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen që na ka dhënë si skuadër”-u shpreh Sylvinho.
Në fakt Sylvinho nuk është i vetmi lushnjarë i stafit kuqezi të kombëtares sonë, pasi edhe Pablo Zabaleta apo Doriva, ndihmësit e tij apo Alarico Rosi videoanalisti i kombëtares dhe Luka Laurentis, përgatitësi atletik, kanë kryer të njëjtat procedura, duke ju bashkuar kështu disa dhjetëra figurave të njohura që ka patur Lushnja, në muzikë, art, letërsi tashmë edhe 3 emra të futbollit botëror./TCh
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...