Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të përfshirë në sulmin ndaj 48-vjeçarit Adriatik Roshi në një berberhane, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi më 5 janar 2025, në rrugën “29 Nëntori”, ku Adriatik Roshi 48 vjeç, u sulmua dhe u godit me sende të forta nga gjashtë persona, për motive që ende nuk janë bërë të qarta.
Adriatik Roshi ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, i cili ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.
Si rezultat i operacionit “Details”, policia ka arrestuar 24 vjeçarin Gani Koçeku dhe 31-vjeçarin Ledio Tusha.
Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur: Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e përdorura nga të dyshuarit, policia ka sekuestruar: Një armë zjarri pistoletë me leje, e gjetur në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu e gjetur në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të dyshuara si të përdorura në ngjarje dhe disa veshje që autorët dyshohet se kanë mbajtur gjatë sulmit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...