Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë
Pas sulmit ndaj KZAZ nr 19 ne Peshkopi të ndërmarrë mbrëmjen e së premtes, policia e Dibrës ka vënë në pranga 19 persona dhe ka shpallur në kërkim 39 të tjerë.
Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19 qe ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë dhe kane sulmuar me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, sulm qe eshte bere edhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.
Hetimi i ngjarjes po vijon nga Prokuroria e Dibrës për të zbardhur rolin e personave të implikuar në këtë ngjarje.
Ndaj të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim rëndojnë akuzat ’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar ne kodin penal, ku dënimi sipas veprës penale varion me gjobë, 6 muaj- deri në 7 vjet burgim.
Policia ka arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht:
• K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
• M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
• F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
• A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
• E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
• J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
• I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
• O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
• L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë./TCH
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...