Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës qeveritare e-Albania në Shqipëri, janë ndërprerë edhe shërbimet konsullore online deri në një njoftim të dytë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se “sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrike për të gjitha konsullatat shqiptare në botë”.
MEPJ thekson se “është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mosaksesimit të shërbimeve publike”. /arbresh.info/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri