Për të dytën ditë studentët e juridikut kanë zhvilluar mësimin në mjediset e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Janë 100 studentë të vitit të dytë Bachelor që presin për të zhvilluar leksionin në këtë klasë, që nuk mban më shumë sesa 30 persona. Ndaj një pjesë e studentëve qëndrojnë në këmbë.
“Nuk janë kushte shumë të mira, një pjese e studentëve qëndrojnë në këmbë”
“Më mirë kështu sesa pa mësim”
“Jemi pak ngushtë kur bëjmë mësim”
Ndërsa në auditoret e Fakultetit Juridik një grup studentësh vijojnë me ngujimin.
“Po presim vendimin nga asambleja e pedagogëve që të dimë edhe ne për hapat e radhës”.
“Bojkoti do te vijoje deri ne plotësimin e kërkesave.”
1 Shkurti është afati që Asambleja e Pedagogeve ka vendosur kundrejt qeverisë për t’u shprehur pro shfuqizimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, me paralajmërimin se do të kalojnë ne grevë të përgjithshme. Të premten një përfaqësi e tyre do të priten nga Ministrja e Arsimit për të diskutuar rreth kërkesave të pedagogëve./TvKlan.al
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë