Kostoja e ndërtimit nga e para për banesa sociale, në bashkitë e vogla si Patosi është e lartë për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave. Kjo nuk i ka lejuar vendorët të ndërmarrin projekte të mirëfillta strehimi.
“Këto banesa, të cilat janë transferuar nga sistemi i naftës, por që janë objekte shtetërore janë transferuar në pronësi 100% të bashkisë, ndaj dhe ne kemi një plan menaxhimi se si do i kthejmë në jetë këto banesa. Dhe këto janë rastet e para për t’i ardhur këtyre familjeve në nevojë për banesat sociale”.
Për ndërtuesit të përshtasësh një godinë me zyra, në pallat banimi është pak a shumë si të ndërtosh nga e para, por kostoja gjithësesi mbetet e ulët. Për dekada me radhë pasuritë shtetërore në Patos ishin zaptuar ose braktisur duke mbajtur peng hapësira që mund t’i ofroheshin qytetarëve. Tani si pronë e bashkisë ato janë në dispozicion të nevojave të publikut.
“Kemi dhe objekte të tjera që janë pa funksion dhe ne projektojmë për t’i adaptuar në banesa sociale”.
Ky është projekti i dytë brenda dy viteve për strehimin në Patos. 15 familje ku kryefamiljarët janë gra, u strehuan në një tjetër godinë që bashkia e ktheu në pallat banimi./abcnews.al
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...