Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë një postim nga bordi i anijes “Mount Whitney”, që është anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano.
Spiropali tha se ajo simbolizon aleancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA.
“Në bordin e “Mount Whitney”, anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano, me kapitenin Colin Price që drejton ekuipazhin e marinës në këtë ndalesë e cila simbolizon aleancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka shkruar tutje ajo.
Anija “USS Mount Whitney” e Flotës Ushtarake Amerikane u ankorua dje në Porto Romano, ndërkohë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideroi këtë “një fazë të re të modernizimit ushtarak të Shqipërisë”.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...