Katër kapituj të ‘Agjendës së gjelbër’ priten t’i shtohen sot listës së arritjeve pozitive drejt rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Këtë të martë mbahet në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet t’i jepet dritë jeshile kapitullit 14 “Politika e transportit”; kapitullit 15 “Energjia”, kapitullit 21 “Rrjetet trans-evropiane dhe kapitullit 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se hapja e këtyre katër kapitujve do i shtohen listës së 24 kapitujve të tjerë të hapur në më pak se një vit, duke e cilësuar si një ritëm rekord. Konferenca do bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, Marie Bjerre.
Negociatat mbi grupin e Themeloreve janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe progresi sipas këtij grupi do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Derimë tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cilësuar si “kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri,” duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi./rtsh
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...