Është liruar nga burgu pasditen e sotme ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili. Ish-zyrtari i lartë u dënua pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Disa javë më parë, Xhelili i bëri rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda, sipas të cilit u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Në vendimin ndaj tij, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi kualifikimin e akuzës, e cila në Shkallën e Parë ishte ajo e “korrupsionit pasiv…”.
Por Xhelili këmbëngulte se ishte i pafajshëm, duke kërkuar prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda, dhe deklarimin e tij të pafajshëm.
Pas këtyre kërkesave ka ardhur edhe vendimi për lirimin e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media