Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjësojë ato.
Por çfarë ndodh në të vërtetë?
Ushqimet e skaduara hiqen nga raftet e supermarketeve të mëdha dhe shiten më një çmim më të lirë në dyqanet e qyteteve dhe fshatrave, ku më pas konsumatori i merr ato. Disa i blejnë për shkak të shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe disa të tjerë prej mungesës së informacionit se çfarë shkaktojnë këto ushqime në organizmin e njeriut.
Disa ushqime që Top Channel i mori në dyqanet e Laçit dhe Fushë-Krujës kishin skaduar dhe në disa të tjera nuk është shënuar fare data e skadencës. Edhe pse shitësit e dinin që ishin duke tregtuar ushqime jo cilësore, përsëri ata ia shërbenin konsumatorit.
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...