Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në orën e fundit se kanë nisur një “valë shtesë” sulmesh ndaj objektivave në Teheran.
Në një postim në faqen e tyre në gjuhën farsi në platformën X, IDF shkroi: “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë nisur tani një valë masive sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Teheran.”
Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha më herët se kishte goditur qendra kyçe të komandës së forcave të armatosura iraniane në Teheran dhe Tabriz.
Al Jazeera raportoi se shpërthime u dëgjuan në Teheran pak pas njoftimit të fundit të IDF-së.
Ndërkohë ambasadori i Iranit në OKB akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se kanë shënjestruar qëllimisht civilët, duke thënë se në vend janë goditur pothuajse 10,000 objekte civile, përfshirë rreth 8,000 shtëpi banimi, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur mbi 1,300 persona.
Amir Saeid Iravani tha se “zona të banuara rezidenciale” dhe “infrastrukturë kritike civile” janë goditur në sulme që ai i përshkroi si “krime të tmerrshme”.
Ai tha se 9,669 objekte civile janë shkatërruar, përfshirë gati 8,000 shtëpi banimi, si dhe qendra tregtare, objekte mjekësore dhe farmaceutike, shkolla dhe institucione arsimore.
Iravani shtoi gjithashtu se ka pasur sulme të rënda ndaj depozitave të karburantit në Teheran dhe qytete të tjera në netët e 5 dhe 7 marsit, të cilat kanë çliruar sasi të mëdha ndotësish të rrezikshëm dhe toksikë në atmosferë, duke rritur rrezikun për probleme respiratore dhe ndotje mjedisore.
Ai tha se qendrat mjekësore në Teheran janë vendosur në gatishmëri të lartë dhe banorëve u është këshilluar të qëndrojnë brenda në shtëpi.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...