Shqipëria vijon të shënojë rekorde negative për sa i përket infektimeve me koronavirus.
Në një situatë të tillë, disa prej spitaleve dhe laboratorëve privatë, kanë vendosur që të unifikojnë si dhe të ulin me 30% çmimin e tamponit për qytetarët.
Çmimi i testimit tashmë do të jetë në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020.
Më anë të një deklarate të përbashkët, strukturat private që janë licensuar për kryerjen e tamponëve, theksojnë se kjo ka ardhur duke marrë shkas mbi ecurinë e situatës epidemiologjike në vend.
Deklarata e përbashkët:
“Duke marrë shkas nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila ditët e fundit është shoqëruar me rritjen të numrit të personave të prekur nga infeksioni Covid-19, në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të: “Laboratorit American Hospital, Dega 2/ “Intermedica Center/ Genius Lab/ Noval Giagnostic/ si struktura të licensuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale për kryerjen e testit Real Time PCR, për Sars Covi2, për arsye administrative bazuar në kërkesat e përsëritura të MSH, angazhohemi për të ulur çmimin e testit PCR, me 30%, unifikim të tij në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020, si dhe vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me kapacitetet tona në mbështetje të kësaj pandemie.”/TCH

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...