Garda e Republikës ka shpallur kuotat për të interesuarit që duan të ndjekin studimet dhe programet për specializim në Akademinë e Xhandërmarisë dhe Rojes Bregdetare në Turqi, për pozicionet oficerë, dhe nënoficerë.
Janë 3 programe studimi, programi katër vjeçar bachelor për oficer, program një vjecar specializim për oficer plus dhe nje programi i tretë specializim një vit për nënoficer.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret arsimore dhe fizike që janë publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme:
Numri i kuotave është i limituar: 7 kuota për programin e parë, 5 kuota për programin e dytë, si dhe 7 kuota për programin e tretë.
Faza e aplikimeve për të tre programet e studimit përfundon ditën e premte, në datë 6 nëntor 2020.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Gardës së Republikë së Shqipërisë ose me postë.
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...