E-Albania 2.0 vjen me një platformë të re, e cila do të mundësojë përdorim më të lehtë për qytetarët, përfshirë edhe për personat me aftësi të kufizuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi këtë platformë si një hap të ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në vend.
Sipas Ramës, kjo platformë është e ndërtuar me një teknologji të avancuar dhe me standard modern të performancës, me qëllim ofrimin e një eksperience më te shpejtë për qytetarët dhe bizneset.
“e-Albania 2.0. Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri. Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset. E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë”, shkruan Rama.
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me piper të ...
Hamza në Gjakovë: Qytetarët i thonë stop krizës, ndryshimi k...
“Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”, Trump: Vendimi pë...
Shqipëria rikonfirmon angazhimin në NATO
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...