Një major shqiptar, pjesë e Forcave të Armatosura i identifikuar si Ermal Dinoshi është liruar nga detyra për shkak se dyshohet nga autoritetet në Holandë se është përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllur.
Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, bëjnë të ditur se, sapo pala shqiptare është vënë në dijeni nga autoritet në Holandë, kanë kërkuar një raport të plotë lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj Ermal Dinoshit.
Momentalisht majorin me detyrë në Komandën e Bashkuar të NATO-s, Ermal Dinoshi, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një aktivitet të pa ligjshëm të kultivimit të kanabisit në Holandë, është i lirë, megjithëse po hetohet nga autoritete në Holandë.
Po ashtu, për Ermal Dinoshi, është firmosur menjëherë lirimi nga detyra si dhe kthimi urgjent në Shqipëri.
Ushtaraku shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum./abcnews.al/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja