Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur me armë nga policia greke, pas tentativës për të grabitur filialin e një banke në Athinë.
Shqiptari mundi të merrte një shumë të panjohur parash nga kasat e bankës në Omonia, në rrugën Achilleos 19, por gjatë arratisjes një punonjës i bankës ka shtypur butonin e alarmit, duke vënë në lëvizje policinë.
Efektivët e ekipit të Dias- it dhe makinat patrulluese të Veprimit të Menjëhershëm e kanë lokalizuar autorin në kryqëzimi e rrugëve Lenorman dhe Palamide.
Aty, sipas Policisë, burri ka kërcënuar me thikë policët, ndaj njëri prej tyre e ka qëlluar me armën e shërbimit, duke e plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin Evangelismos, ndërkohë q ëpër rastin ka nisur një hetim paraprak.
Sulmuesi ka marrë katër plumba, 3 në bark dhe një në kofshë.
Një dëshmitar okular që dëgjoi oficerët duke bërë thirrje që sulmuesi të ndalonte së foluri para kamerave televizive tha: “Oficeri po i thoshte të ndalonte dhe ai nuk po ndalonte. Nga aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër”./euronews.al
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...