Një shqiptar i kapur në Angli duke shitur drogë, i la pa fjalë oficerët e policisë kur e morën në pyetje.
Romeo Vrapi i deklaroi policisë se ai ishte mashtruar nga një grup kriminal dhe pas mbërritjes në Angli e kishin detyruar të shiste drogë, pasi i kishin kërcënuar familjen.
Shqiptari 26 vjeçar raporton Top Channel duke iu referuar mediave angleze, është dënuar me katër vite e tre muaj burg nga gjykata e Lewes Crown Court pasi u gjet fajtor për shitje kokaine dhe kanabisi.
Kur oficerët e Sussex Police i kontrolluan shtëpinë i gjetën 140 stërlina mbi tavolinë. 1,250 stërlina të tjera në një sirtar bashkë me një sasi kanabisi dhe 170 gram kokainë.
Brenda një valixhe të zezë iu gjet edhe një pasaportë e falsifikuar.
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...