Vitin e shkuar shqiptarët kanë luajtur 80 milionë euro në kazino.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në tregun e lejuar të bixhozit: kazino elektronike, tavolina rulete, lojëra me zare dhe letra, xhiroja u rrit 4 herë më shumë se në 2020-n dhe 2 herë më shumë se 2019-n.
Në këto vite ka operuar vetëm 1 kazino e licencuar, nga 4 që janë sot.
Shteti ka rritur me 200% të ardhurat nga taksat e lojërave të fatit.
Në vitin 2020 të ardhurat nga bixhozi ishin 6 milionë euro dhe arritën në 12.6 milionë euro në fund të vitit që lamë pas.
Nga 80 milionë euro që kanë shpenzuar në kazino, fatlumët kanë fituar 3 milionë euro, vetëm 3.75% të parave të luajtura.
Përveç tregut të lejuar të kazinove, në Shqipëri lulëzon edhe ai informal i basteve sportive.
Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se në 2021-n policia ka zbuluar 70% më shumë raste të zhvillimit të lojërave të fatit të palejuara./Euronews Albania
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...