Prej ditësh tashmë në kufijtë e Shqipërisë, e veçanërisht ato me Greqinë, një sërë shqiptarësh mbesin të bllokuar pasi pala shqiptare nuk I lejon të kalojnë në vendin tonë.
Edhe këtë të dielë në kufirin e Kapshticës janë bllokuar rreth 60 shqiptarë në kufirin e gjelbër. Mbi rastin në fjalë ka reaguar Presidenti Meta, i cili ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme
Postimi i plotë:
Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.
Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme.
U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.
Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës.
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat