Protesta të shumta janë zhvilluar thuajse në të gjithë qytetet e vendit pas rritjes së çmimeve për ushqimet dhe të karburanteve.
Qytetarë, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit, janë organizuar në protesta masive, kundër rritjes së çmimit të naftës, të produkteve ushqimore dhe taksave.
Prej tre ditësh protestat qytetare janë fokusuar kryesisht në pika strategjike, kryesisht akse rrugore, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve në disa prej tyre në shenjë revolte ndaj situatës ekonomike në të cilën gjendet Shqipëria.
Ata janë organizuar në Tiranë, Lushnje, Durrës, Fier, Mirditë, Bulqizë, Korçë, Shkodër dhe në shumë qytete të tjera, por që sigurisht nuk kanë kaluar pa probleme dhe përplasje me Policinë e Shtetit, e cila është përpjekur të ruajë qetësinë dhe të zhbllokojë akset rrugore, që kanë shkaktuar kaos në trafikun e mjeteve rrugore.
Ndërkohë në kuadër të këtyre protestave këtë të shtunë në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive para kryeministrisë./abcnews.al/
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...