Shqipëria është vendi i parë europian për dhunën dhe kequshqyerjen e fëmijëve. Në prag të 1 qershorit organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin e ri global problemet kryesore.
Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar.
Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children” e cila ka vlerësuar aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës. Shqipëria mban vendin e 61.
Raporti “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite” vë në dukje përmirësim të treguesve në dekadën e fundit, por megjithëkëtë shifrat mbeten të larta.
Indeksin e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesë vjeç “Save the Children” e ka përllogaritur 8.8 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë organizata ndërkombëtare vë në dukje se 11. 3% e fëmijëve të kësaj grupmoshe paraqesin vonesa në rritje.
Rënie ka pësuar numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë. Aktualisht nuk ndjekin arsimin bazë, apo të mesëm 6.9% e fëmijëve. Ndërkohë është rritur numri i martesave gjatë adoleshencës. 6.7% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç në vendin tonë sipas “Save the Children” janë të mbartuara ose në bashkëjetese. /ABC
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...