Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se 30 ushtarakë shqiptarë do të dislokohen nga Reparti i rëndësishëm i Forcave Tokësore në Zall-Herr të Tiranës për të kontribuar në misionin EUFOR “ALTHEA” në Bosnjë-Hercegovinë.
Hasani tha se ky angazhim do të realizohet në kuadër të integrimit të trupave shqiptare me kompaninë e Forcave të Armatosura të Turqisë.
Hasani theksoi se ky kontribut është një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
“30 ushtarakë shqiptarë do të dislokohen nga Reparti i rëndësishëm i Forcave Tokësore në Zall-Herr të Tiranës për të kontribuuar në misionin EUFOR “ALTHEA” në Bosnjë-Hercegovinë, i integruar me kompaninë e Forcave të Armatosura të Turqisë. Përmes këtij angazhimi, ne jo vetëm që forcojmë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por edhe dëshmojmë qartë rolin e Shqipërisë si faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon e më gjerë. Kontributi ynë në EUFOR “ALTHEA” nuk është vetëm një përgjegjësi e përbashkët, por edhe një angazhim strategjik për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, tha Hasani./Arbresh.info
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër