Shqipëria shpall person të padëshirueshëm, eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos

14:50 | 10 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shqipëria ka shpallur “Person të Padëshirueshëm”, eurodeputeten qipriote Eleni Theoharus, e cila mori pjesë në manifestimin e urrejtjes në Bularat të Gjirokastrës, bashkë me ekstremistë të tjerë grekë, ditën e ceremonisë së varrimit të minoritarit Konstandinon Kaçifa.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Zëdhënësit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

“Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit dhe sigurisë , qetësisë publike në Shqipëri, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje të përçarjes midis qytetarëve me kombësi shqiptare dhe greke, ishte e papranueshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacenueshmërisë të asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Shqipërisë, autoritete shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjorë në adresimin e problematikave.

Në bashkëveprim institucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen “Non grata” , pra, Person të Padëshirueshëm në Shqipëri, të eurodeputetes qipriote Eleni Theoharos.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.

Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.

Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s’do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme