Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se gjatë qeverisjes së tij janë dhjetëfishuar investimet në ushtri.
Ai theksoi se sot pagat në ushtri janë më të lartat në rajon.
“Ka qenë 28 milionë euro. Ushtria më e keqpaguar në Evropë dhe e kapur keq nga korrupsioni. Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit. Edhe Serbinë e kemi kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare të jetë në mesataren e pagave të vendeve të NATO-s”, u shpreh Rama.
Më tej, ai njoftoi se Shqipëria do të blejë edhe një anije të madhe luftarake, por nuk dha më shumë detaje.
“Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet. Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”, tha kryeministri shqiptar, Rama. /a2cnn
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...