Brenda një kohe të shkurtër pritet të nisë në Shqipëri zbatimi i projektit “Smart City”, për rritjen e sigurisë publike në vend dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në rrugët kryesore kombëtare.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, së bashku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndoqën një prezantim nga përfaqësuesit e Emirateve e Bashkuara Arabe të projektit përfundimtar “Smart City”.
Projekti do të shtrihet në 20 qytetet kryesore në Shqipëri dhe zonat turistike me më shumë vizitorë, raporton tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Projekti parashikon shtrirjen e kamerave të sigurisë, kamerave për leximin automatik të targave të automjeteve, të ndërlidhura mes tyre, nëpërmjet të cilave do të realizohet monitorimi dhe identifikimi në kohë reale i mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore të cilësuara me interes prioritar për policinë si dhe në Pikat Kufitare.
Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.
Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...