Zonat malore të Shqipërisë janë perfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës së mbrëmshme duke sjell vështirësi në qarkullimin e automojeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i rrugëve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Rajonin Qendror, konkretisht në Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë ndërsa rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Gjithashtu edhe veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
”Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, u shpreh ARRSH.
Ndërkohë, sipas mediave lokale, rruga Tiranë-Dibër ose e njohur ndryshe si “Rruga e Arbrit” është mbyllur për shkak të reshjeve të dëborës.
Në anën tjetër nuk raportohen probleme për qarkullimin e automjeteve në rrugën Milot-Morinë ose “Rruga e Kombit”.
E gjitha në të kuqe, Tuna duket e zjarrtë në fotosesionin e ...
Franca e dënon dhunën në veri, i kërkon Qeverisë së Kosovës ...
Kurti telefonon kryediplomatin italian dhe të dërguarin brit...
Serbët vendosin tenda para komunës së Zubin Potokut
Përleshje dhe shtënie me armë zjarri mes shqiptarëve dhe ser...
Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjës...