Janë rreth 200 kulla vrojtimi të ngritura deri tani në të gjitha plazhet e Shqipërisë, ndërsa 70 % e tyre janë tashmë të pajisura me personel dhe pajisje.
Duke folur për sigurinë në plazhe, zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, u shpreh në një intervistë televizive se, “sivjet është ngritur një sistem i tërë në raport me kullat e vrojtimit”.
Sipas tij, “vitin e kaluar kishte shumë pak kulla vrojtimi, ndërsa sivjet ka një transformim drastik të situatës lidhur me kullat dhe vrojtuesit”.
Po ashtu, Çeku informoi se “sot kemi një rrjet të tërë të vrojtuesve të certifikuar nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve dhe ky numër është 250 persona, pra i mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e vendit.
Çeku theksoi se ka ende problematika sa i takon vendosjes së sinjalistikës së korridoreve ujore apo për zona të rrezikshme dhe të ndaluara për not.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...