Shqipëria, ditë më parë, ka prezantuar ministren e parë të inteligjencës artificiale, një figurë digjitale e krijuar përmes teknologjisë së avancuar, që do të merret me menaxhimin e prokurimeve publike.
Reuters përveç që i ka kushtuar artikull ministres Diella, tashmë ka publikuar në Facebook edhe një pjesë të fjalimit të sotëm të ministres në parlamentin shqiptar.
Theksojmë se sipas autoriteteve shqiptare, kjo nismë synon të rrisë transparencën, të përshpejtojë procedurat dhe të minimizojë mundësinë e abuzimeve në tenderë publikë.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se përdorimi i inteligjencës artificiale do të sjellë një epokë të re në administratën shtetërore shqiptare, duke e bërë më efikase dhe më të drejtë.
Ky inovacion e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në rajon që eksperimentojnë me përdorimin e AI-së në nivele kaq të larta të qeverisjes.
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe