Shqipëria nga 22 shkurti do të jenë në listën e karantinës në Zvicër.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ndryshon listën e saj të karantinës në çdo dy javë. Kështu, sot bëri riaktualizimin e radhës.
Llogaritja është shumë e thjeshtë: shqyrtohet numri i infeksioneve për 100 mijë banorë brenda dy javëve të fundit. Të gjitha vendet, vlera e infeksionit e të cilave është për 60 më e lartë se ajo e Zvicrës futen në listën e karantinës.
Vlen të theksohet se Zvicra aktualisht ka mes 220-230 mesatarisht infeksione për 100 mijë banorë. Nga ana tjetër të gjitha shtetet që kanë numrin më të lartë të infeksioneve në 100 mijë banorë futen në listë. Ndërkohë rastet në Shqipëri mesatarisht deri më tani janë mbi 400 raste në 100 mijë banorë./albinfo

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...