Vitin e shkuar, një shqiptar kreu mesatarisht tri vizita në qendra shëndetësore, ambulanca apo poliklinika. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i kontrolleve shëndetësore gjatë 2021-shit arriti në mbi 8 milionë.
Sipas të dhënave të INSTAT, pjesa më e madhe e vizitave u kryen në qendra shëndetësore me gati 43 për qind të totalit, duke u ndjekur nga kontrollet në ambulanca e poliklinika.
Ndërkohë, gati një në dhjetë qytetarë u shtrua në spitale për të marrë trajtim shëndetësor. Të dhënat tregojnë se vetëm në 43 spitale publike u shtruan gati 245 mijë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 43 mijë krahasuar me vitin 2020.
Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të mbulesës së kujdesit të shëndetësor në raport me popullsinë krahasuar me vendet e Rajonit e Evropës.
Sipas INSTAT, vitin e shkuar për çdo 100 mijë banorë pati vetëm 2 spitale në dispozicion. Ndërkohë numri i shtretërve përllogaritet në 3.3 për çdo 1 mijë banorë.
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...