Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, ka informuar se janë hequr vizat për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë gjatë sezonit turistik.
Në njoftimin e publikuar në web-faqen e ambasadës, thuhet se ky është një vendim i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit, atyre do tu lejohet hyrja pa viza në territorin e Shqipërisë nga data 10 qershor, deri më 30 nëntor 2020 për udhëtime turistike dhe private për një periudhë prej 90 ditësh.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse informon, se në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, numër 470, datë 10.06.2020, nga data 10 qershor deri në datën 30 nëntor 2020, shtetasve të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë u lejohet hyrja pa viza në territorin e Republikës së Shqipërisë, për udhëtime turistike dhe private, për një periudhë prej 90 ditësh”, thuhet në njoftim.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...