Shqipëria do të dërgojë në Irak njësi ushtarake operacionale, për t’iu bashkuar SHBA-ve në luftën kundër ISIS. Vendimi për dërgimin e togës është marrë nga Ministria e Mbrojtjes pas një kërkese të SHBA-ve.
Nga Komisioni i Sigurisë, ministrja Kodheli tha se plani do të shoqërohet me një draft ku do të jepen detajet për misionin dhe numrin e ushtarakëve.
Kodheli: Një ligj do të vijë shumë shpejtë në tryezën tuaj dhe që ka të bëjë me prezencën e ushtarakëve tanë në koalicionin global kundër ISIS. Shqipëria deri më sot ka marrë pjesë me mënyra të ndryshme por asnjëherë me prezencë ushtarake. Flasim për një prezencë të zgjeruar të pothuajse të gjithë anëtarëve të aleancës së Veriut në Irak, në Bagdad dhe qytete të tjera.
Prej vitesh ushtarakët shqiptare aderojnë në misione të ndryshme paqeruajtëse ndërkohë që ministrja u shpreh se vitin e ardhshëm një togë operacionale tokësore do të shërbejë në Letoni nën komandën e Kanadasë.
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...