Dy ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme situata do të ndryshojë.
Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen me 7 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet.
Ndërkohë që në të gjithë territorin pritet të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Sipas SHMU dita e shtunë parshikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime.
Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.
Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë./abcnews.al/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...