Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për të shtuar fondin për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës publike, duke e çuar në 12.3 miliardë lekë.
Sipas VKM-së fondi i përcaktuar do të shkojë për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.
Në vendimin e qeverisë thuhet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të marrë 3.975 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë dhe Bashkia Tiranë do të marrë 8.4 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim në Bashkinë Tiranë./oranews
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë