Një tjetër kamion me 75 tonë misër rifuxho për bagëti ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit. Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi tha se në bazë të urdhrit të ministrisë, produktet e ardhura nga Serbia janë në fokus të ndalimeve, pas dyshimeve për mosrespektim të standardeve të sigurisë ushqimore.
“Kemi bllokuar aktualisht 75 ton dhe po presim analizimin e tyre. Urdhri i djeshëm është që të gjithë produktet që janë nga Serbia, ushqim për kafshë, po trajtohen në bllokim në magazinat e subjekteve të operatorit të biznesit”, deklaroi Haderi.
Kontrolli u krye në pikën e inspektimit kufitar, ku pas verifikimeve të dokumentacionit dhe analizave paraprake, u vendos masa e bllokimit deri në daljen e rezultateve laboratorike.
“Ushqimi për kafshë kishte prezenca fetoksine, janë rezultate paraprake. Presim rezultatet përfundimtare që janë dërguar jashtë territorit të Shqipërisë për rianalizim. Meqë janë paraprake, ne kemi bërë bllokimin e asaj sasie”, shtoi ai.
Në këtë kuadër AKU ka dhënë edhe 6 masa paralajmërimi për farmacitë bujqësore në Shkodër.
“Kemi kontrolluar rreth 15 subjekte dhe janë marrë 6 masa paralajmëruese në bazë të ligjit të ri të inspektimit. Është kontrolluar etiketimi i gjithë produkteve që janë të farmacive dhe është vijim i planit që është ngritur Task-Forcës së ngritur me urdhër të ministrit”, theksoi Haderi.
AKU thekson se nuk do të lejojë hyrjen në tregun vendas të produkteve që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e kafshëve dhe konsumatorëve, duke shtuar se kontrollet në import po intensifikohen në të gjitha pikat kufitare./rtsh
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...