Shqipëri, 8 të vdekur dhe 256 raste të reja me coronavirus

18:55 | 7 Prill 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 256 raste të reja me COVID-19 në 2538 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 8 persona humbën jetën për shkak të virusit.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (07 Prill 2021)

Raste të reja ditore 256
Të shëruar në 24 orë 565
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2538

Testime totale 577,591
Raste pozitive 127,192
Raste të shëruara 95,600
Raste Aktive 29,301
Humbje jete 2291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20738
Fier 2560
Durrës 1226
Gjirokastër 1224
Shkodër 1030
Vlorë 721
Korçë 729
Kukës 345
Dibër 338
Elbasan 246
Lezhë 103
Berat 41

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara