Katër anëtarët e familjes Gjoka që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë nisur për në Itali për të vijuar kurimin.
Nëna me tre fëmijët pësuan djegie nga shpërthimi i zjarrit në hotel dhe dërgimi për në Itali u pa i domosdoshëm për shkak të gjendjes së rënduar.
Shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes dhe gjendja shëndetësore e tyre vijon të jetë tejet kritike.
Nga ngjarja e rëndë pësuan djegie të shumta në trup shtetaset: Alketa Gjoka, 40 vjeçe; Daniela Gjoka, 19 vjeçe; Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe Enrik Gjoka, 12 vjeç.
Pasi morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ata u transportuan me urgjencë në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Shpërthimi ndodhi të dielën në mëngjes, në katin e parë të ndërtesës ku ndodhej kuzhina e hotelit. Katër anëtarët e familjes Gjoka kanë pësuar djegie në masën 85- 90% të trupit si pasojë e flakëve të zjarrit.
Ndërsa mësohet se më e komplikuar është gjendja shëndetësore e dy më të vegjëlve të familjes. Më e mirë paraqitet gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës së madhe./shekulli/
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan