I hedhin në oborr një shtetasi, lëndë shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorët e dyshuar.
Pas hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Klevin Palushaj, 22 vjeç, Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, të dy vellezër
Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P.
Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal./syri.net
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...