Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me një postim në rrjetin social “X”, pasi nisën të qarkullojnë teori konsipirative në rrjete sociale, ku pretendohej se ai është vrarë nga një sulm iranian, raporton “NDTV”.
Në një video të postuar në “X”, Netanyahu shihet duke postuar një kafe dhe duke u tallur me pretendimet.
“Po vdes…për një kafe”, tha ai. “E dini çfarë? Po ‘vdes’ për shumë njerëz. Mënyra se si po sillen është fantastike”.
Në atë video, Netanyahu po ashtu ngriti lartë dy duart dhe i tregoi gishtat e tij.
Më herët nëpër disa postime në rrjete sociale ishte shfaqur një xhirim nga konferenca e të enjtes e Netanyahus, ku pretendohej se ai i ka gjashtë gishta në një dorë. Këto pamje ishin gjeneruar me inteligjencë artificiale.
“A doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni…ja ku i keni”, tha Netanyahu.
אומרים שאני מה? צפו >> pic.twitter.com/ijHPkM3ZHZ
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 15, 2026
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...