Barcelona ka arritur fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion në La Liga, ku e mposhti Sevillan me rezultat 5-2 në kuadër të xhiros së 28-të.
Raphinha me një gol nga penalltia pas nëntë minutash hapi serinë e golave, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti futbollist nga penalltia realizoi edhe golin e dytë në minutën e 21-të.
Kurse Dani Olmo pas 38 minutash trefishoi epërsinë e skuadrës katalanase. Në fundin e pjesës së parë, Oso gjeti rrugën e rrjetës për ta ngushtuar rezultatin në 3-1.
Gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Raphinha kompletoi hattrickun dhe e coi rezultatin në 4-1.
Kurse pas një ore lojë, Cancelo shënoi golin e pestë.
Në fund të ndeshjes, Sevilla realizoi edhe golin e dytë me anë të Sow për vulosur rezultatin në 5-2.
Me këtë fitore Barcelona kalon në kuotën e 70 pikëve, katër më shumë se Real Madridi, kurse Sevilla mbetet e 14-ta me 31 sosh./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës