Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Vlorë, pasi në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçareje ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Blutë bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Sakaq, po punohet ende për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres./tch
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...