Florjan Binaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur pasi shpalli kandidaturën për bashkinë e Tiranës.
Ai mori mbështetje nga koalicioni opozitar, përveç partisë Mundësia. Binaj shprehet se nuk është politikan, por qytetar dhe se tani padrejtësitë do i luftojë me votë.
“Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare. Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë. Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shprehet ai.
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota
Rama: Rilindja e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, 600 n...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...