Vazhdon rritet numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri. Harta e vendeve të infektuara është zgjeruar edhe më tej.
Abcnews mëson se në qytetin e Korçës është konfirmuar një tjetër person me Covid-19.
Bëhet fjalë për një shoferin e ambulancës të Maliqit.
Personi i infektuar ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje kështu që i është nënshtruar analizave të cilat kanë rezultuar pozitive.
Mbetet ende e paqartë se si është infektuar ky person nga koronavirusi.
Kujtojmë se deri këtë të enjte rezultojnë të prekur 174 persona, mes të cilëve 6 të vdekur dhe 17 të shëruar. Mes të infektuarve janë të paktën 4 fëmijë.
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsen...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plago...
Bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Hasan Prishtina...
“Haaland dhe Rodri janë dy nënshkrimet e mia yje”, Riquelme ...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...