Një zjarr i rënë rreth orës 17:30 ka përfshirë një banesë të ulët në lagjen Loni Dhamo mes pallateve në Lushnje. Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët janë dhe dy banesa të tjera.
Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë të cilët fillimisht kanë nxjerrë banorët nga shtëpitë. Pasi kanë siguruar se askush nuk rrezikonte jetën me mjete rrethanore, kanë thyer muret anësore, derën dhe çatinë, nga ku ndërhynë për të shuar zjarrin.
Në banesën e përfshirë nga flakët është shkrumbuar gjithçka që kishte brenda, përfshirë dhe rroba të përdorura që i shisnin në treg.
Nga dy banesat e tjera kanë mundur të nxjerrin jashtë orenditë shtëpiake.
Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin për të mos rrezikuar banesat e tjera si dhe blloqet e pallateve aty pranë.
Drejtori i zjarrfikëses në Lushnje, Xhezmi Metushi, u shpreh se situata është nën kontroll dhe se nuk rrezikohen banesat dhe jeta e banorëve është e siguruar. (A2 Televizion)
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...