
epa05225734 Police officers indicate their presence at the Airport of Zurich, in Zurich-Kloten, Switzerland, 22 March 2016. All flights to brussels are canceled and security measures have been raised following the terror attacks at Brussels airport and on the metro system which claimed multiple lives and injured many others. EPA/ENNIO LEANZA
Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut të kokainës. Sipas Policisë dhe Zyrës së Prokurorit Publik, i riu dyshohet se ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge në qytetin e Bellinzonës.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën ku ai qëndronte, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine të gatshme për shitje, si dhe rreth 1 mijë franga zvicerane dhe qindra euro në para cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative, ndërsa arrestimi është kryer të hënën. I riu akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe për shkelje të ligjit federal për të huajt, raporton Euronews.al.
Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit vijojnë.
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...